Bislimi e Zhivkoviç flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Ndihmës-Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana Živković.

Zyra e Kryeministrit Njofton se Bislimi e Zhivkoviç diskutuan rreth bashkëpunimit të qeverisë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku u përmendën iniciativa konkrete për të përmirësuar sektorë kyç dhe për të forcuar kapacitetet institucionale.

Procesi i integrimit evropian të Kosovës ishte po ashtu temë fokus e takimit, ku zëvendëskryeministri theksoi punën e qeverisë rreth Planit të Rritjes i cili edhe u miratua në mbledhjen e 223-të të qeverisë të javës së kaluar, dhe avancimi e zhvillimi ekonomik që ka njohur vendi në tri vite e gjysmë të mandatit tonë qeveritar.

Zëvendëskryeministri ka vënë në pah edhe rëndësinë e reformave kyçe për përparimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, Živković shoqërohej dhe nga shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe zëvendësi i tij, Dudley Tarlton. /Kosova.info/

Go to TOP