Bislimi: Diskutimet me aleatë, gjithmonë të mirëseardhura

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se ka takuar ambasadorin Simon Geissbühler, me të cilin ka biseduar edhe për procesin e dialogut.

Bislimi, në një postim në platformën X, tha se diskutimet me miqtë dhe aleatët dhe mbështetja nga ata në procese të ndryshme janë gjithmonë të mirëseardhura.  

“I lumtur që u njoha me ambasadorin Simon Geissbühler, duke u angazhuar në diskutime mbi lidhjet dypalëshe, bashkëpunimin në Bankën Botërore, Integrimin Evropian dhe gjithashtu procesin e dialogut. Diskutimet me miqtë dhe aleatët dhe mbështetja për të kontribuar pozitivisht në procese të ndryshme janë gjithmonë të mirëseardhura”. /Kosova.info/

Go to TOP