Bislimi bisedoi me Varhelyin mbi të arriturat e Kosovës në rrugëtimin e integrimit evropian

Gjatë qëndrimit ditën e sotme në Bruksel, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se takimi u fokusua në bisedime mbi të arriturat e Kosovës, rrugëtimin në integrimin evropian të vendit dhe hapat e ardhshëm.

Bislimi potencoi mesazhin e përkushtimit dhe angazhimit të Kosovës për të ecur bindshëm drejt Bashkimit Evropian dhe vijimësinë në trajektoren e progresit në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale, zhvillim ekonomik e kohezion shoqëror.

Ai e falënderoi Komisionerin për bisedën e frytshme, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në rrugëtimin dhe proceset e integrimit evropian të Kosovës.

Go to TOP