Bien skelet e një ndërtese ‘Te Qafa’, dëmtohen disa vetura

Rrëzimi i skeleve në një kompleks banesor në lagjen ‘Te Qafa’ ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit si dhe zyrtarët komunal.

Ekipi i RTK-së ka qëndruar në vendin e ngjarjes, teksa nga rrëzimi i skeleve shihet se janë dëmtuar disa vetura të parkuara.

Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në komunën e Prishtinës i tha RTK-së se dyshimet e para janë se deri te rrëzimi i këtyre skeleve ka ardhur si pasojë e erërave të forta. Megjithatë, sipas tij, pasi të kryhen të gjitha hetimet pritet të dilet me një raport zyrtar lidhur me këtë rast.

Go to TOP