Bielamowicz: Serbia shembull i prapambetjes në rritje që nga viti 2014

Instituti Suedez V-Dem, të enjten ka publikuar raportin vjetor të demokracisë 2024.

Serbia është konsideruar si një “autokraci zgjedhore” nga V-Dem që nga viti 2014. V-Dem dallon katër lloje regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllur.  “Sipas vlerësimit tonë më të mirë, bota është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 91 demokracive, liberale dhe elektorale dhe 88 autokracive (zgjedhore dhe të mbyllura) në fund të vitit 2023”, thuhet në raport.

Për këtë raport ka shkruar edhe Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re.

“Sipas V Dem Institute, në Raportin e Demokracisë 2024, Serbia është një nga “autokracitë elektorale” në Evropë – së bashku me Hungarinë, Turqinë, Bjellorusinë dhe Rusinë”, shkroi ai në ‘X’.

Sipas tij, Serbia është një shembull i prapambetjes së zgjatur dhe në rritje që nga viti 2014, duke përfshirë edhe votimin e dhjetorit 2023 përfshinte mashtrime zgjedhore.

Go to TOP