Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete nga një qytetar

Një foshnje dyshohet se ka rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, pasditen e së dielës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Komandanti i zjarrfikësve të Mitrovicës, Burim Ibishi.

Ai tha se foshnja është nxjerrë nga uji me shenja jete nga një qytetar.

“Njoftimin se ka rënë një foshnje në ujë e kemi marrë nga një qytetar. Kur kemi arritur ne, një qytetar thuajse e nxori. Qytetari është lënduar në dorë. Dyshohet se e ka thyer dorën. Foshnja është nxjerrë e gjallë dhe ka ardhur emergjenca e ka marrë”- tha Ibishi për KALLXO.com.

Komandanti potencon se ndërhyrja nga zjarrfikësit është bërë rreth orës 15:40.


Go to TOP