Biden: Kievi qëndron i fortë, krenar dhe i lirë

Në një fjalim në Polandë, Presidenti i SHBA-së Biden ka thënë se të gjitha demokracitë, NATO-ja dhe Evropa ishin duke u testuar qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë mirëpo, të njëtat vetëm sa janë forcuar. Ai ka konfirmuar edhe njëherë lirinë e Kievit pas vizitës së tij të papritur atje, të hënën.

“Nga vizita ime në Kiev mund të raportojë se Kievi qëndron i fortë, Kievi qëndron krenar dhe me kokën lartë dhe më e rëndësishmja, qëndron i lirë”.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden në fjalimin e tij në Polandë.

Biden arriti në Kiev të Ukrainës për një vizitë të paparalajmëruar të hënën duke shënuar udhëtimin e tij të parë në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi, gati një vit më parë. Pikërisht me Ukrainën e nisi edhe fjalimin e tij në Polandë.

Ai tha se Kievi qëndron i lirë dhe se Ukraina nuk do të jetë asnjëherë një fitore për Rusinë.

Krahas kësaj, Biden ka thënë se Putin ishte një test për të gjithë.

“Kur Rusia filloi pushtimin, e gjitha bota u përball me një testim. Evropa po testohej, Amerika po testohej, NATO-ja po testohej, të gjitha demokracitë po testoheshin”, deklaroi Biden gjersa theksoi se “demokracitë vetëm sa janë forcuar”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.

E ashtuquajtura START-i i Ri, është marrëveshja e vetme për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, e cila është zgjatur për pesë vjet më 2021. Ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

parashikohen, sizmologët argumentojnë se përplasja e pllakave gjigante do të gjenerojë ende lëkundje me magnituda të larta.

“Jemi në një nyje nga më të rëndësishmet tektonike të Mesdheut ku puqen me njëra-tjetrën pllakat gjigante tektonike, siç është ajo e Arabisë dhe Afrikës”.

Tërmetet në Turqi vijojnë të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në aspektin e energjisë së tyre dhe jo shpeshtisë së tyre. Vazhdon të mbetën me magnituda të larta dhe kjo tregon se ende kemi një energji shumë të madhe të akomuluar”, theksoi ai.

E në këtë përplasje të pllakave gjigante tektonike, është përfshirë i gjithë rajoni, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria.

“Jemi duke parë që ka zona të tjera të aktivizuara rishtazi të cilat kanë tërmete të moderuar , pra që tregon që gjithë rajoni ka qene tashmë i ngarkuar në aspektin tektonik ,por për shkak të kësaj lëvizjeje shumë të madhe që po ndodh nga tërmeti në Turqi, po vendoset një ekuilibër duke u shprehur me aktivitet tërmetor.

Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga energjia që transferohet përgjatë këtyre linjave, aktualisht kemi pjesën e jugut të Shqipërisë që ka disa vatra tërmetesh pra është rritur shpejtësia e tyre, por ende jemi në pjesën e mikrotermeteve.

Go to TOP