Biden: Jo kaos nëpërmjet protestave

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar rreth protestave pro-palestineze në ShBA. Ai theksoi se studentët kanë të drejtë të protestojnë, por jo “të shkaktojnë kaos”.

Biden shtoi se liria e fjalës dhe sundimi i ligjit duhet të ruhen. Mirëpo, vandalizmi, shkelja, thyerja e dritareve, mbyllja e kampuseve dhe detyrimi i anulimit të orëve dhe diplomimit këto nuk kualifikohen si protestë paqësore përfundoi presidenti.

Qindra persona me tenda kishin ngritur kampe në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. Paralajmërimet e policisë për protestuesit ishin ose të largoheshin ose të arrestoheshin.

Thirrjet e studentëve nëpërmjet protestave neper kampuset universitare gjithandej Amerikën po vazhdojnë. Në të gjithë ShBA-në ka pasur më shumë se 1000 arrestime gjithandej.

Biden në fjalimin e tij nuk bëri asnjë përpjekje për të shpjeguar apo mbrojtur politikat e administratës së tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza. Ai nuk bëri asnjë përpjekje për t’u dhënë studentëve një arsye për të ndaluar protestën. Ai vetëm tha se nëse do të kalonin kufirin nëpërmjet protestave të tyre, do të kenë edhe pasoja.

Go to TOP