Berlin: Vetura hyri në turmën e njerëzve, një i vdekur dhe 30 të lënduar

Një veturë ka hyrë në një turmë njerëzish në Berlin, duke lënduar 30 persona, sipas shërbimeve të emergjencës.

Gazeta gjermane “Bildt” ka raportuar se një person ka vdekur nga ky aksident, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar.

Është e paqartë nëse bëhet fjalë për aksident apo nëse shoferi ishte përplasur me dashje në turmë, tha zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams.

Ngjarja ka ndodhur në Rankestrasse pranë Breitscheidplatz, në vendin e njëjtë ku u vranë 11 person gjatë Krishlindjeve të vitit 2016. 

Go to TOP