Berisha: Koha për konsensus të popullit opozitar – Abdixhiku kandidati ideal për kryeministër
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim demokratik dhe rreshtim politik për një ndryshim pas 9 shkurtit 2025.
Sipas tij, opozita duhet të unifikohet rreth një programi politik dhe një kandidati të vetëm për Kryeministër, duke theksuar se Lumir Abdixhiku është kandidati më i përshtatshëm për ta udhëhequr Kosovën drejt forcimit të sovranitetit dhe integrimeve euro-amerikane.
Berisha vlerëson se demokracia kosovare ka nevojë për rilindje, duke i bërë thirrje popullit opozitar për vetëdije dhe vendimmarrje të qartë. /Kosova.info/
