Berat Gjimshiti humb ‘finalet’ e Ligës së Kombeve
Një lajm i keq vjen për Kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin e saj, brazilianin Sylvinho.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të nëntorit për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve.
Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë dhe lojtari nuk do të grumbullohet për sfidat e nëntorit.
Sipas medieve shqiptare, mbrojtësi shqiptar i Atalantës do të qëndrojë në Bergamo, ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit.
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve në stadiumin “Arena Kombëtare”, kundër Çekisë, më 16 nëntor, duke nisur nga ora 20:45 dhe ndaj Ukrainës, më 19 nëntor, po ashtu nga 20:45.