Meta nuk u shkarkua, Nazarko paralajmëron zhvillime të bujshme: Reziqet sapo kanë filluar, u vranë…

Analisti Shpëtim Nazarko beson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta nuk do të qetësojë ujërat në politikë.

Ai thotë se “rreziqet sapo kanë filluar” dhe se aktorët politikë me këtë vendim “kanë vrarë me një gurë shtatë zogj”.

“Vazhdoj ti ngelem idesë nëse gjykata, kuvendi, kryeministri dhe vetë kryetari i opozitës që nuk deshi të komentojë atëherë unë besoj se ata që e kanë bërë këtë; kanë vrarë me një gurë shtatë zogj.

Tani ne kemi një gjykatë të saktë dhe nesër kur ti bjerë ndonjërit gurit në kokë gjykata është e saktë, amerikanët nuk kanë dorë. Marrja e këtij vendimi…në fund fare edhe 150 ditë rri presidenti aty. Për mua këto rreziqe sa kanë filluar. Kjo është një lojë që sapo ka filluar”, thotë ai.

Go to TOP