Beqa: Komisioni ftoi për intervistë në RTK persona që s’ishin fare pjesë e konkursit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për disa çështje që e karakterizojnë Radiotelevizionin e Kosovës.

Beqa ka thënë se RTK ka pronësi të padefinuar, pasi shfrytëzon një objekt për të cilin nuk pagun qera për askënd dhe ka shtuar se nuk ka asnjë dokument ku thuhet që këtë objekt ia ka dhënë për shfrytëzim Agjencia e Kosovës për Privatizim.

“Ka dobësi edhe te pronësia e padefinuar e RTK-së. Ne e dimë që RTK-ja e kryen veprimtarinë e vet në një objekt që i bjen përfitime RTK-së, po nuk ka asnjë dokument. Thuhet që ka një marrëveshje me AKP-në. Nuk ekziston asnjë dokument që AKP ia ka dhënë në shfrytëzim RTK-së për ta shfrytëzuar këtë objekt. Nuk pagun qera për askënd dhe mendoj që këtu ka obligim edhe Kuvendi që t’ia siguroj një objekt RTK-së apo këtë objekt ta bëj zyrtar, në mënyrë që mos ta lejojmë që RTK të jetë uzurpatore derisa nuk ka dokumente, nuk pagun qera, nuk e qet në Libra të Aseteve këtë dokument, i bjen që e shfrytëzon ilegalisht”, ka thënë Beqa.

Ai tutje ka shtuar se ka pasur shumë mangësi në procesin e rekrutimit për stafin e rregullt, teksa ka përmendur disa raste ku sipas tij ka pasur favorizime nga Komisioni.

“Ka mangësi shumë në procesin e rekrutimit për stafin e rregullt. Të gjitha këto kanë ndodh sepse komisioni nuk i ka përfillur me kujdes procedurat e seleksionimit, verifikimit dhe dokumentaciont të aplikuesve, vlerësimin dhe përzgjedhjen e tyre. Kemi raste kur një kandidat është ftuar për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit edhe pse data e formularit nuk i përkiste periudhës së procesit të rekrutimit, dmth është ftu në intervistë edhe pse s’ka qenë pjesë e konkursit, por e zgjedh. Kemi pasë raste kur një pikë është vlerësuar me 10 poena, edhe pse ka qenë e përmbushur ajo pikë e saktë, Komisioni për ta favorizuar një kandidat tjetër e ka vlerësuar me notën zero”, ka thënë Beqa.

Go to TOP