BENTO dhe METI sjellin këngën e re “Malli” – një duet i ndjerë për dashurinë
Dyshja e talentuar BENTO dhe METI kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, këngën “Malli”, të cilën e kanë shkruar vetë. Ky duet sjell motive të fuqishme dashurie dhe emocionet e mungesës duke prekur zemrat e dëgjuesve.
Produksioni muzikor i këngës është realizuar nga R3GAN, ndërsa mix & master është punuar nga Exttral duke i dhënë një tingull të veçantë dhe modern.

Publiku e ka pritur me entuziazëm këtë krijim duke e vlerësuar për tekstin e ndjerë dhe melodinë e ngrohtë.
Kënga tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore dhe pritet të jetë një tjetër sukses për artistët në skenën shqiptare. /Kosova.info/
