Behgjet Pacolli falënderon Edi Ramën për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike

Kryetari  i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një strategji e përbashkët energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike mes dy shteteve.

“Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e Kryeministrit Edi Rama! Faleminderit Kryeminister!!!

Kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike tëKosovës dhe Shqipërisëdhe.Kjo është rruga përpara!”, ka shkruar Pacolli.

Go to TOP