Begaj: Marrëveshja e Paqes për Gazën, moment historik për njerëzimin
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt.
Begaj, në një postimi në platformën X, tha se kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.
“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin.Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet”, shkruan Begaj.
Ai tha se Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm. /Kosova.info/
The signing of the Gaza Peace Agreement today in Egypt—initiated and made a reality by @POTUS Donald J. Trump—is a historic moment for peace and humanity.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 13, 2025
It marks a turning point, proving that diplomacy, dialogue, and vision can make the impossible possible.
Albania stands…
