Bedri Hamza merr përqindje të lartë votash edhe në fshatin e Agim Bahtirit

Nga 6.38 për qind të votave në Mitrovicë të Jugut, kandidati i PDK-së për kryetar, Bedri Hamza prin me 1.044 vota ose 49.20 për qind të tyre.

Ndërkaq, pasues i tij është kandidati i VV-së, Agim Bahtiri ka marrë 869 vota ose 40,95 për qind.

Nga njëra prej vendvotimeve të numëruara në fshatin Gushavc të kandidatit për kryetar të VV-së, Agim Bahtirit, Bedri Hamza ka arritur të marrë më se 30 për qind të votave.

Nga 868 votues, Bedri Hamza i ka marrë 139 vota ose 29,57 për qind të tyre, ndërkaq Agim Bahtiri 66,38 për qind.

Go to TOP