BE-ja ndan edhe dy miliardë euro për ti dalë në ndihmë Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që t’i investojnë dy miliardë euro të tjera në një fond që përdoret për të paguar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Në takimin në Bruksel të hënën, ministrat thanë se rimbushjet e mëtejshme me fonde janë gjithashtu të mundshme.

“Ne do të ndihmojmë Ukrainën në riparimin e sistemit të saj energjetik, do të rrisim eksportet tona të energjisë elektrike në Ukrainë ” tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së.

Ministrat po planifikonin gjithashtu të diskutonin një paketë me nëntë sanksione ndaj Rusisë, si dhe sanksione të reja ndaj Iranit për shtypjen e protestave antiqeveritare.

Go to TOP