Kosova.info

BE-ja i kërkon Serbisë të jetë konstruktive në propozimin evropian për Kosovë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar nga Serbia të kapërcejë menaxhimin e përhershëm të krizës në raport me Kosovën.

Këto komente, Borrelli i bëri pas një takimi që pati sot me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel.

“Për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për të kapërcyer menaxhimin e përhershëm të krizës, dhe për këtë arsye pret angazhim konstruktiv në propozimin e fundit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e ka vlerësuar pozitivisht ndërhyrjen publike të Presidentit Vuçiq për këtë çështje dje. Përfaqësuesi i Lartë më tej nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e Dialogut që janë në pritje, duke përfshirë themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit, raporton Klankosova.

Ai i ka kërkuar shefit të diplomacisë serbe që vendi i tij të vazhdojë me reformat në sundim të ligjit dhe në liri të mediave.

Po ashtu, Borrelli i kërkoi Daçiqit që “Serbia, si vend kandidat, të jetë me BE-në në raport me qëndrimet dhe vendimet e politikës së jashtme të BE-së, në linjë me zgjidhjen e saj strategjike të integrimit në BE”.

Daçiqin në takim e ka pritur edhe shefi i Dialogut, Miroslav Lajçak.

“Shkëmbyem pikëpamjet për dialogun mbi normalizimin e raporteve në kontekst të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçaku në Twitter

Më të fundit

escort mersin - izmir escort