BE i reagon presidentes Siljanovska, u betua me emrin e vjetër të shtetit

Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë pas betimit të presidentes së re të Maqedonisë së veriut, ku ajo gjatë ceremonisë së betimit, ka përdorur emrin e vjetër të shtetit.

Bashkimi Evropian nëpërmjet të komunikatës të lëshuar të dielën në mbrëmje, shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.

“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet ne reagimin e BE-së.

Marrëveshja e Prespës e viti 2018, zgjodhi kontestin shumëvjaçar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonia ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut. Kjo marrëveshje atëbotë u konsideruar historike dhe e njëjta mundësoi zhbllokimin e proceseve interguese euroatlantike të Maqedonisë së Veriut e cila për 15 vjet ishte peng e kontestit mbi emrin.

Që nga viti 2018, emri kushtetues i shtetit është Maqedonia e Veriut.

Presidentja e parë femër në Maqedoninë e Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, fitoi në zgjedhjet e 8 majit.

Go to TOP