“Unë me ty nuk jam tani”, flet interpretuesi i Cover-it që u bë viral: Ky është hiti i shtatorit e tetorit

Flamur Plakiqi e Ilir Rubovci, dy artistë të rinjë rikthyen këngën “Dashnia ime” të artistit Orgito Dapa.

Video ku dyshja interpretonte këngën u bë virale në rrjete sociale e mori vëmendjen e madhe të publikut.

Ndërsa Flamuri për lajmi.net tregoi ekskluzivisht detaje rreth idesë së interpretimit të kësaj kënge dhe pritshmërive të tyre pas publikimit të videos në rrjetin social “Tik-Tok”.

“Video e fundit e cila u bë shumë virale, në rrjetet sociale erdhi si ide e përbashkët e jona e cila i kaloi te gjitha përmasat e pritshmërive tona dhe kishim komente aq te mira e aq motivuese dhe komplimente të njëpasnjëshme nga të gjitha vendet ku flitet shqip”, tregoi ai për lajmi.net.

Po ashtu ai shtoi se kënga nuk iu është lejuar të publikohet në “YouTube”, mirëpo ata e cilësuan këtë “cover” si hiti i muajit shtator dhe tetor.

“Ne e menduam edhe publikimin e saj ne Youtube pas kërkesave të shumta të publikut por për shkak te rregullores jo nga autori i këngës por ndoshta nga menaxhmenti i tij nuk na u lejua publikimi i saj , por në rrjetin social në “Tik-Tok padyshim mbetet hiti i muajit shtator dhe tetor”, tha tutje Flamuri.

@flamur_plakiqi “UNË ME TY” ft. Ilir Rubovci Origjinali Orgito Dapa Ork.Blerim Haziri #flamurplakiqi #viralvideo #ilirrubovci #plaqko #berrlo ♬ original sound – Flamur Plakiqi
Go to TOP