Baleti Kombëtar i Kosovës nis provat për premierën në New York

Baleti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar për nisjen e provave për premierën e dytë të vitit.

Sipas njoftimit, shfaqja do ta ketë premierën në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në bashkëpunim me primabalerinën dhe koreografen Chiara Ajkun, kjo shfaqje, premierën botërore do ta ketë me datë 31.05.2024, në teatrin St.Jean, në Manhattan të New York-ut”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP