Bayern Munich merr fitore të vështirë ndaj St. Pauli

Bayern Munich ka arritur një fitore të vështirë me rezultat minimal 1-0 ndaj St. Pauli në ndeshjen e Javës së dhjetë të Bundesligës, e zhvilluar në stadiumin “Millerntor”.

Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur nga Jamal Musiala, i cili me një goditje të fuqishme nga tridhjetë metra i ka dhënë ekipit të tij tri pikë.

Në fillim të ndeshjes, vendasit janë treguar të motivuar, ku Afolayan ka kërkuar ta vazhdonte formën e mirë pas golit të tij javën e kaluar kundër Hoffenheim, por pa arritur të konkretizonte. Bayerni ia ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e njëzetë, kur Musiala ka rikuperuar topin dhe ka shënuar nga larg.

Pas golit, St. Pauli ka intensifikuar sulmet për të kërkuar barazimin, ndërsa Bayern ka mbetur i kujdesshëm në mbrojtje. Edhe pse bavarezët kanë krijuar disa raste të mira në minutat e fundit për të dyfishuar epërsinë, as Musiala dhe as Kane nuk kanë mundur të konkretizojnë.

Bayerni ruan kryesimin e tabelës me njëzet e gjashtë pikë, ndërsa St. Pauli qëndron në vendin e pesëmbëdhjetë me vetëm tetë pikë, duke mbetur ende pa fitore në ndeshjet në shtëpi që nga rikthimi në Bundesliga.

Go to TOP