Borussia Dortmund pëson humbje nga Mainz

Mainz ka arritur më në fund arriti fitoren e parë në shtëpi për sezonin 2024/25 në Bundesliga, duke triumfuar 3-1 ndaj Borussia Dortmund në “Mewa Arena”, në një ndeshje ku mysafirët kanë luajtur me dhjetë lojtarë.

Fitorja ka ardhur në Javën e dhjetë të kampionatit gjerman.  

Pjesa e parë ka filluar me pak raste të qarta, por një ndërhyrje e pakontrolluar nga Emre Can ndaj Lee Jae-sung, pak jashtë zonës së rrezikshme, i ka dhënë ndeshjes një kthesë të papritur. Can është ndëshkuar me karton të kuq, duke lënë Dortmund me një lojtar më pak. Vetë Lee ka marrë përsipër goditjen e lirë, por Meyer ka ndalur përpjekjen e tij. Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, një kros i gjatë nga Anthony Caci i ka dhënë Lee mundësinë për të shënuar, të cilën ai nuk e humbi, duke kaluar Mainz në epërsi me një goditje brenda zonës.

Vetëm katër minuta pas golit, Lee ka humbur topin dhe e ka rrëzuar Guirassy brenda zonës, duke shkaktuar një penallti për Dortmund. Në mungesë të Can, Guirassy e ka marrë përgjegjësinë dhe ka realizuar për të barazuar rezultatin. Por në fund të pjesës së parë, Mainz e ka rikthyer epërsinë përmes Burkardt, i cili ka shënuar me një goditje të saktë. 

Mainz ka vijuar me një performancë të fortë edhe në pjesën e dytë, duke e kontrolluar lojën dhe siguruar fitoren me golin e tretë. Mwene ka asistuar Paul Nebel, i cili ka shënuar falë një devijimi dhe e ka vulosur fitoren 3-1 për vendasit.

Dortmund është përpjekur të rikthehet në lojë, por përpjekjet nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.

Në tabelën e kryesuar nga Bayern Munich, Dortmund gjendet në vendin e shtatë, ndërsa Mainz në vendin e njëmbëdhjetë.

Go to TOP