Bashkim Ramosaj larg kandidatëve të tjerë, me 10% të numëruara mbledh mbi 70% të votave

Në Komunën e Deçanit deri tani janë numëruar 21.58% të votave.

Në kuadër të këtij numërimi, kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj ka arritur të mbledhë 70.87% të votave.

Kësisoj ai ka një përqindje të lartë të rezultatit krahasuar me kandidatët e tjerë në këtë komunë.

14.7 përqind të votave deri tani ka mbledhur Hyri Dobrunaj nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bashkim Ramosaj kandidon për një mandat tjetër në krye të Deçanit

Go to TOP