Basha nuk heq dorë nga mashtrimi

Mosdorëzimi i dorëheqjes në gjykatë nga ana e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit, në Europë konsiderohen “Akt penal”.

Sot në çdo media të shkruar dhe vizive dëgjohej lajmi, informacioni, pamë kronika dhe reportazhe lidhur me komisionerët e opozitës që caktoi Lulzim Basha, mes nënkryetarit Alibeaj, për të dorëzuar tek KQZ dhe z.Celibashi.

Çfarë ndodh në disa vende të Europës? 

Po marr rastin e Greqisë.

Kur kryetari i një partie politike pas një humbjeje elektorale jep dorëheqje publike, dokumenti zyrtar dërgohet pranë gjykatës përkatëse brenda një afati të caktuar kohor, parashikuar në ligj nga Sekretari Ekzekutiv ose Sekretari Organizativ i partisë përkatëse.

Në raste se ky veprim, i dorëzimit të shkresës zyrtare të dorëheqjes nuk kryhet brenda një afati të caktuar, konsiderohet vepër penale dhe Kryetari i dorëhequr publikisht dhe Sekretari, që sipas statutit e ka detyrim kryerjen e dorëzimit të dorëheqjes në instancat përkatëse, ndiqen penalisht për mashtrim publik të anëtarësisë së partisë politike, për shfrytëzim të postit dhe për diskretitim publik të strukturës politike që përfaqëson përpara shtetit dhe organeve të drejtësisë (shiko rastin grek, apo austriak etj.).

Në rastin tonë të “të famshimit” humbës epokal Lulizim Basha, z.Celibashi sot, duhet t’i kishte bërë kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme që një prej prokurorëve të thërriste ish kryetarin e dorëhequr mediatikisht Basha dhe Sekretarin Bardhi për t’u kërkuar arsyet e mosveprimit, pra të mosdorëzimit të vendimit të dorëheqjes, si dhe vendosjen e tyre përpara një afati kohor jo më shumë se 8 orë për të dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit të Tiranës aktin e dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Nëse nuk do të ndodhte brenda këtyre 8 orëve, Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, do të duhet të hartonte proçedim penal për Lulzim Bashën, për mashtrim të anëtarësisë së partisë politike PD dhe popullit shqiptar, për dorëheqje të rreme publike, si dhe për kalimin në ngërç të proçesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të 14 Majit 2023. Kjo do të ndodhte në një vend ku sundon ligji!

Nëse ligji nuk e zgjidh, anëtarësia e një partie e ka gjithmonë formën për të bërë çdokënd “të flasë me vete”. Nëse në një parti ka burra! i jap emfazë kësaj të fundit!/ Mariela Stefanllari, Mast.al, 

Go to TOP