Basha humb qetësinë pas shkarkimit, kërcënon kryetarët e degëve. Por vendimet e tij janë nul
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka tentuar të zhvillojë një mbedhje Kryesie me anëtarë të shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar.
Lulzim Basha u shkarkua nga votat e 4444 delegatëve demokratë.
Raportohet se në ‘mbledhjen e cunguar të Kryesisë së shkarkuar, Basha ka propozuar sanksione për kryetarët e degëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD të ditës së sotme’.
Janë 11 drejtues të degëve lokale të Partisë Demokratike që janë kërcënuar nga Lulzim Basha.
Drejtuesit e degëve lokale të kërcënuar me shkarkim janë kryetari i degës së Tropojës, Shijaku, Fushë-Krujës, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Por çdo vendim që do të marrë ish-kryetari i PD dhe Kryesia e shkarkuar janë nul dhe ilegjitime.
Drejtimi i PD-së nga dita e sotme i kalon Komisionit të Rithemelimit prej 29 anëtarësh me mandat deri në 22 mars dhe zgjedhjen e një kryetari të ri me votim nga anëtarësia.
Burime nga mbledhja e ish-kryetarit të PD:
“Te pranishem 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen nga kujesi, te tjeret nuk kane ardhur se ndihen te veteshkarkuar.
Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos.
Propozimi për rendin e sotëm të ditës.
1. Hapi i pare qe duhet hedhur eshte rhirrja e keshillit kombetar neser. Parashtrimi i nje rezolute per qendrimin e keshillit kombetar per ceshtje si: kursit te ndjekur nga pd per vlerët properendimore pro nato dhe shab dhe qendrimi ndaj disa anetareve te saj per shkeljen e statutit
2. Marrja e disa masave disilplominore qe jane ne tagrin e tij
3. Qëndrim politik nga Kryesia
4. Marrja e masave qe ajen tagrin e kryesise. P.sh shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan te zbatojne vendimin e Kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor.
