Barkan: Bashkëpunimin me UP-në është i mirë
Nënkryetari i Institutit të Teknologjisë Holon, Refael Berkan në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka folur për bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës për çështje të teknologjisë mjekësore.
Nënkryetari i Institutit të Teknologjisë Holon, Refael Berkan,u shpreh shumë kënaqur për këtë bashkëpunimin me UP-në.
“Jam pjesë e një delegacioni evropian që është një projekt evropian në kuadër të programit Erasmus+, jemi duke punuar në krijimin e një korrikule të re digjitale për studentet e infermierisë që është shumë moderne dhe e përparuar”, ka theksuar Berkan.
Po ashtu, ai ka theksuar se do të ketë mundësi që në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi që me pajisjet e teknologjisë moderne të komunikojmë në mënyrë shumë më të lehtë.
“Për shembull oksigjenin ne me pajisje të teknologjike e masim me një unazë dhe nuk na duhet një aparat i posaçme për këtë. Pastaj tensionin e gjakut në të ardhmen e afërt do ta masim me një orë të mençur. Dhe këtë mund ta bëjmë edhe nga largë në mënyrë virtual. Kjo tash më ka filluar edhe të praktikohet në disa vende”, ka theksuar Berkan.