Barcelona më e fortë se Atletico Madrid
Një ish-futbollist i Atletico Madrid që tash është te Barcelona ka pasur rol determinues në ndeshjen e sontme mes dy skuadrave në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në “Estadio Olimpico Lluis Companys” është mbyllur me fitore minimale të katalanasve.
Portugezi Joao Felix me golin e vetëm të ndeshjes i ka dhënë fitoren skuadrës së tij aktuale kundër ish-skuadrës. Ka qenë minuta e njëzet e tetë kur ai, pasi ka pranuar topin nga Raphinha, me një parabolë e ka vendosur topin prapa shpinës së gardianit të portës së Atletico, sllovenit Oblak.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone ka provuar ta rikthejë lojën në disa raste, por pa sukses.
Në tabelën e La Liga të kryesuar nga Real Madrid, Barcelona gjendet në vendin e tretë.
