Banorët e Runikut protestojnë nesër kundër KEK-ut dhe KEDS-it

Banorët e bashkësisë lokale të Runikut në komunën e Skenderajt nesër do të mbajnë  protestë për të kundërshtuar KEK-un dhe KEDS-in për ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike në këtë bashkësi lokale.

Protesta do të filloj në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:30 teksa banorët ankohen se këtë problem e kanë tash e pesë vjet.

Bashkësia lokale e Runikut aktualisht ka 850 shtëpi dhe përfshinë 12 fshatra që kanë rreth 15 mijë banorë.

Go to TOP