Banka Botërore: Rindërtimi dhe rimëkëmbja e Ukrainës do të kushtojë 411 miliardë dollarë

Banka Botërore ka thënë se nevojat për ndërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës kanë arritur në 411 miliardë dollarë.

Ky vlerësim u bë nga Qeveria e Ukrainës, Banka Botërore, Komisioni Evropian si dhe Kombet e Bashkuara. Nga kjo pritet që Kievi t’i kërkojë 14 miliardë dollarë për investime në gjërat më kritike dhe që janë prioritet.

“Infrastruktura e energjisë, strehimi, infrastruktura kritike, ekonomia dhe ndihmat humanitare janë pesë prioritetet tona për këtë vit”, tha kryeministri i Ukrainës ,Denys Shmyhal në një deklaratë të mërkurën. Ai shtoi se një pjesë e punës së rindërtimit tashmë është kryer.

Raporti thoshte se vlerësimet “duhet të konsiderohen si minimale pasi nevojat do të vazhdojnë të rriten për sa kohë që lufta të vazhdojë”.

Dëmet e drejtpërdrejta të ndërtesave dhe infrastrukturës arrijnë në më shumë se 135 miliardë dollarë, shtoi ai.

Go to TOP