Ballkani përforcohet me Mensah
Ballkani ka bërë një tjetër përforcim për repartin e sulmit, duke afruar Alfred Mensah.
Klubi ka njoftuar se sulmuesi ganez do të veshë fanellën portokall e zi dhe do të jetë një armë shtesë për ekipin në përpjekjet për të arritur objektivat e sezonit.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se pjesa ofanzive e jonë është forcuar me një futbollist të ri. Alfred Mensah tashmë është pjesë e Ballkanit dhe do të kontribuojë në arritjen e synimeve tona në vazhdim. Në katër vitet e fundit, ganezi ka qenë pjesë e dy skuadrave me renome në Shqipëri, Skenderbeut dhe Partizanit”, thuhet në deklaratën e klubit. “Klubi i dëshiron mirëseardhje 25 vjeçarit dhe suksese drejt synimeve tona të përbashkëta”.