Balina: Oltën e shoh fituese të BB, Luizi është lojtar më i fortë

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar se si e sheh lojën e banorëve të këtij edicioni.

Për Oltën, Balina u shpreh se e sheh në finale dhe ndoshta edhe fituese të BB.

Balina: Oltën e shoh fituese të BB, Luizi është lojtar

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët”, tha Balina. E pyetur nëse e sheh akoma fituese apo ka ndryshuar mendim, ajo u përgjigj: “Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda sikur e kishte fitoren në xhep dhe kjo i ka dhënë qëndrim arrogant që po e dëmton”.

Balina: Oltën e shoh fituese të BB, Luizi është lojtar

Ndërsa për Luizin, Balina u shpreh se e sheh një lojtar shumë të fortë.

“Luizin e shoh lojtar më të fortë sepse shoh karakteristika të lojtarit. Nuk ka sforco kur luan, pranon lojën, i vjen natyrshëm dhe ka një fokus. Nuk merr asgjë personale, nuk bie në kurthe”, tha Balina.

Go to TOP