Baleti Kombëtar me audicion të fëmijëve për premierën ‘Peter Pan’

Baleti Kombëtar i Kosovës ka mbajtur sot audicionin me fëmijë për premierën e shfaqjes “Peter Pan”.

Vepra e cila vjen nën koreografinë e Olga Pangos, do të jepet më 1 qershor, në Ditën Botërore të Fëmijëve.

“Vezullimi në sytë e secilit prej fëmijëve, na obligon të punojmë për një të ardhme më të mirë për ta”, ka shkruar drejtori i institucionit, Sinan Kajtazi. /Kosova.info/

Go to TOP