Në shtëpi në Harkivin e rrethuar

Dhjetë vjet pasi ishte dëshmitare e përpjekjeve të separatistëve të mbështetur nga Rusia për të pushtuar qytetin e saj të lindjes, Harkivin, fotografja Olga Ivashchenko u kthye për të dëshmuar atë që mund të jetë fillimi i një përpjekjeje tjetër nga Rusia për të pushtuar qytetin e dytë të Ukrainës me forcë.

Pamje nga një ndërtesë shumëkatëshe gjatë një ndërprerjeje të energjisë elektrike në Harkiv më 5 prill.
Pamje nga një ndërtesë shumëkatëshe gjatë një ndërprerjeje të energjisë elektrike në Harkiv më 5 prill.

Kur jam larg nga Harkivi, duket sikur çdo gjë mund t’i ndodhë qytetit. Fillova të mendoj se rusët do ta shkatërrojnë sistemin energjetik, se Harkivi mund të rrethohet. Fundja, është vetëm 30 kilometra nga kufiri rus. Pastaj, kthehem dhe kaloj pak kohë këtu dhe filloj të ndihem e sigurt se qyteti do të mbijetojë.

Fëmijët duek ndjekur një kurs noti gjatë një ndërprerjeje të energjisë elektrike në Harkiv më 8 prill.
Fëmijët duek ndjekur një kurs noti gjatë një ndërprerjeje të energjisë elektrike në Harkiv më 8 prill.

Nuk jam e sigurt se çfarë më jep një besim të tillë në qytet. Ndoshta janë njerëzit e zakonshëm që shoh teksa i ndihmojnë bizneset e vogla të rindërtohen pas një sulmi rakete, ose fëmijët që mësojnë të notojnë nën dritën e elektrikut të dorës gjatë një ndërprerjeje. Ndoshta është, thjesht, optimizmi i pranverës.

Një grua dhe një vajzë duke ecur nëpër një rrugë në periferi të Harkivit ndërsa para tyre shihet tymi që ngrihet në qiell nga një zjarr, më 9 prill.
Një grua dhe një vajzë duke ecur nëpër një rrugë në periferi të Harkivit ndërsa para tyre shihet tymi që ngrihet në qiell nga një zjarr, më 9 prill.

E kuptova se lufta po vinte më 1 mars 2014. Unë isha në kuzhinën e mikut tim duke parë televizor atë ditë, ndërsa Duma ruse autorizonte përdorimin e trupave ruse jashtë vendit. Atëherë u thashë miqve të mi se lufta ishte përpara.

Kjo ishte para aneksimit të Krimesë ose luftës në Donbas. E gjitha sapo kishte filluar.

Mbështetësit e plagosur të qeverisë së re të Ukrainës u detyruan të gjunjëzoheshin në sheshin e Harkivit nga turmat proruse më 1 mars 2014. Protestat e Euromaidan-it kishin rrëzuar presidentin e Ukrainës që ishte proKremlinit, Viktor Janukoviq, nga pushteti disa ditë më parë.

Në marsin e vitit 2014 në të gjithë Harkivin u mbajtën tubime të ndryshme. Turmat proruse u mblodhën nën monumentin e Leninit, ndërsa tubimet e kundërshtarëve të tyre valëvitnin flamujt ukrainas pranë statujës së poetit ukrainas, Taras Shevchenko.

Një anëtar i maskuar i forcave speciale të Ukrainës duke qëndruar jashtë ndërtesës së administratës rajonale të Harkivit më 8 prill 2014.
Një anëtar i maskuar i forcave speciale të Ukrainës duke qëndruar jashtë ndërtesës së administratës rajonale të Harkivit më 8 prill 2014.

Demonstruesit proukrainas pushtuan ndërtesën e administratës së Harkivit, më pas turmat separatiste hynë brenda dhe i sulmuan. Ukrainasit u çuan jashtë për një lloj rituali poshtërues.

U formua një koridor në të dy anët me burra që i godisnin njerëzit dhe unë pashë se si njerëzit detyroheshin të kalonin ndërsa goditeshin. Më pas proukrainasit u detyruan të gjunjëzoheshin në sheshin kryesor kurse njerëzit i pështynin dhe disa i rrahën.

Atë ditë flamuri rus u ngrit mbi ndërtesën e administratës.

Një festë në një apartament nën çatinë e një ndërtese të lartë në Harkiv gjatë një ndërprerjeje të rrymës. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ashensori nuk funksiononte dhe të ftuarve iu desh të ngjitnin 24 shkallare për të shkuar në takim.

Sot, Harkivi konsiderohet aq i rrezikshëm sa gazetarët e huaj përpiqen të mos qëndrojnë brenda natës. Qyteti goditet çdo ditë me gjithçka – nga bombat ajrore të lira që mund të zbresin kudo deri te raketat e sakta dhe të shtrenjta.

Por, në të njëjtën kohë, miqtë e mi këtu shkojnë në punë dhe rrisin fëmijët e tyre. Është e vështirë për mua të pajtohem me këto dy botë.

Punonjësit e urgjencës kalojnë nëpër termocentralin e dëmtuar rëndë të Harkivit pasi u godit nga një raketë ruse në mars.
Punonjësit e urgjencës kalojnë nëpër termocentralin e dëmtuar rëndë të Harkivit pasi u godit nga një raketë ruse në mars.

Kur shkoj nisem në një udhëtim raportimi në Harkiv, përpiqem të gjej një hotel të sigurt, mundësisht diku nën nivelin e tokës. Pastaj kur shkoj t’i vizitoj miqtë e mi, fle qetë në katin e 24-të dhe nuk u përgjigjem as sirenave të sulmit ajror që ulërijnë vazhdimisht.

Qendra e Harkivit më 9 prill.
Qendra e Harkivit më 9 prill.

Kujtimi im më i freskët nga ky udhëtim në Harkiv ishte një punonjës i urgjencës, i cili qau ndërsa ritregonte një histori gjatë punës së tij në vendin ku një dron rus goditi një depo nafte në shkurt të këtij viti.

Një rezervuar magazinimi ishte çarë dhe karburanti i djegur ka rrjedhur drejt shtëpive aty pranë, duke shkaktuar një zjarr që kaploi shtëpitë dhe bllokoi brenda banorët. Nga njëra shtëpi, shpëtimtari duhej të nxirrte trupat e një familjeje të tërë prej pesë personash, njërin pas tjetrit.

Punonjësit e urgjencës duke pritur në një bodrum që një alarm për sulm ajror të përfundojë përpara se të vazhdojnë punën në vendin e një sulmi me bombë ajrore në qendër të Harkivit më 7 prill.
Punonjësit e urgjencës duke pritur në një bodrum që një alarm për sulm ajror të përfundojë përpara se të vazhdojnë punën në vendin e një sulmi me bombë ajrore në qendër të Harkivit më 7 prill.

Është e vështirë të merret me mend se çfarë po kalonte në mendjen e babait që vdiq brenda shtëpisë së tij së bashku me familjen e tij. Shpëtimtari më tha se në kokë i kaluan skenarë pafund. Ndoshta babai mendoi se ishte më e sigurt të qëndronte brenda në shtëpi, sepse oborri jashtë po digjej, por ata nuk patën tjetër mundësi.

E gjithë familja — babai, nëna, fëmijët 7 dhe 4 vjeç dhe një foshnjë vetëm 10 muajshe — humbën jetën nga flakët.

Njerëzit mblidhen për t'u shoqëruar në qendër të Harkivit mes sulmeve të shpeshta ruse që ndodhin.
Njerëzit mblidhen për t’u shoqëruar në qendër të Harkivit mes sulmeve të shpeshta ruse që ndodhin.

Nuk e di se çfarë e ardhme e pret Harkivin. Pas udhëtimit tim më të fundit, pata ndjenjën që t’i këshilloja prindërit e mi të shisnin shtëpinë e tyre në këtë rajon, por në fund nuk pata zemër t’ua tregoja. /Radio Evropa e Lirë/

Go to TOP