Baleti Kombëtar i Kosovës sjell sërish “Exil” për festimet e Pavarësisë

Baleti Kombëtar i Kosovës ngjit sonte në skenë “Exil”, koreografi e Eno Peçit, që pasqyron realitetin e viteve 1997–98 në Shqipëri.

Kjo shfaqje prezantohet para publikut nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Exil” bazohet në ngjarjet e viteve ’97-’98 në Shqipëri, ku dy familje të ndryshme përballen me vështirësi për shkak të situatës dhe për shkak të shqetësimeve të tyre të brendshme. Ato përpiqen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në një vend tjetër për një të ardhme më të mirë.

Go to TOP