Bajrami: Ulja e tatimit për 6.8 euro, tallje me qytetarët; rritja e çmimeve po varfëron familjet në Kosovë

Deputetja Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Ministrinë e Financave, duke akuzuar se po tallen me qytetarët për shkak të deklaratës së tyre se ulja e tatimit në pagë për 6.8 euro për qytetar bëjnë 2.3 milionë euro në muaj për shtetin. Ajo ka sjellë në vëmendje se çmimi i bukës është dyfishuar nga 30 në 60 cent që nga viti 2021, duke nënvizuar se rritja e çmimeve dhe inflacioni kanë tkurrur xhepat e qytetarëve.

Bajrami ka sfiduar Ministrin e Financave të tregojë sa milionë janë zhdukur nga xhepat e qytetarëve dhe sa kanë përfituar në buxhetin e shtetit si rezultat i rritjes së çmimeve.

“E vërteta e vetme këtu është se qytetarët janë varfëruar gjatë këtij mandati dhe ulja e tatimit në pagë për 6.8 euro është një tallje e pastër me qytetarët”, tha ajo, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga qeveria. /Kosova.info/

Go to TOP