Bajrami, qeverisë për planin evropian: Duhet kreativitet me tregu çka keni pranu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qeverisë në lidhje me planin evropian.
Ajo duke shpërndarë statusin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i ka thënë qeverisë se duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar.
“Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca? Po ju kuptojmë, duhet kreativitet tash me tregu çka keni pranu”, ka shkruar ajo.
