Bajrami: Qeveria po e shkel Kushtetutën, emërimi në Doganë i jashtëligjshëm – Prokuroria të reagojë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për shkelje të vazhdueshme të ligjit dhe Kushtetutës që nga data 27 mars e këtij viti.
Ajo tha se Murati, të cilin e quan “interpretues të vetëshpallur të Ligjit, Kushtetutës dhe rrethanave politike në partitë e tjera”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në bashkëpunim me kryeministrin Kurti ka prodhuar pasoja juridike në institucionet shtetërore.
“Dogana e Kosovës, si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore, sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese,” theksoi Bajrami.
Ajo kërkoi reagim urgjent nga Prokuroria Speciale të cilën e ftoi të mbrojë rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend.
“ASKUSH mbi ligjin”, përfundon deklaratën deputetja Bajrami. /Kosova.info/
