Bajrami kritikon Qeverinë: Shtesat për fëmijë nga tatimet e larta, Kurti nuk merr vesh në ekonomi

Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj qeverisë duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohen financat publike dhe duke hedhur akuza se shtesat për fëmijë, janë rezultat i rritjes së tatimeve që kanë paguar prindërit për shkak të çmimeve të larta.

Ajo ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Albin Kurti duke theksuar se ai “nuk merr vesh fare në ekonomi”.

Bajrami ka rikujtuar disa nga premtimet e pambajtura të qeverisë, si ndërtimi i 160 çerdheve, 4 mijë banesa për çiftet e reja, pesë shtëpi për të moshuarit, ulja e kostos së jetesës dhe energjisë, dhe investimet në projekte kapitale, duke kërkuar përgjigje për zbatimin e politikës “Krejt dhe Drejt”. /Kosova.info/

Go to TOP