Bajrami akuzon qeverinë për ndikim në institucionet e pavarura dhe manipulim të raportit të auditimit

Ish-ministrja, njëherësh deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar publikisht Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në institucionet e pavarura, duke veçuar Zyrën Kombëtare të Auditorit (ZKA).

Ajo shprehu shqetësimin se raporti i auditimit për vitin 2023 është korrigjuar pas publikimit dhe pretendon se kjo lëvizje është rezultat i ndikimeve politike.

Bajrami deklaroi gjithashtu se motra e këshilltares së Kryeministrit është në krye të ZKA-së dhe aludoi se raportet mund të manipulohen në favor të qeverisë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë institucionale. /Kosova.info/

Go to TOP