Bajoku e Hasani sigurojnë finalen në turneun “Grand Prix” në Zagreb

Dy boksierët nga Kosova, Bashkim Bajoku dhe Zenel Hasani, kanë siguruar finalen në turneun ndërkombëtar të boksit “Grand Prix”, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri më 21 maj 2026.

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se dy boksierë kosovarë tani do të synojnë medaljet e arta në finalet e turneut.

“Në kuadër të turneut ndërkombëtar të boksit “Grand Prix”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri më 21 maj 2026, sot më 20 maj në gjysmëfinale u paraqitën tre boksierë nga Kosova. Bashkim Bajoku, në kategorinë deri në 55 kg, shënoi fitore ndaj boksierit hungarez Istvan Szaka, duke siguruar kështu plasmanin në finale. Zenel Hasani, në kategorinë deri në 65 kg, zhvilloi një duel shumë të fortë kundër boksierit slloven Dejan Rajilic,dhe fitues u shpall boksieri kosovar, duke siguruar edhe ai finalen. Ndërkohë, Taulant Jakupi, në kategorinë deri në 90 kg, pësoi humbje nga boksieri hungarez Levente Kiss, duke e përfunduar garën në fazën gjysmëfinale. Dy finalistët kosovarë, Bashkim Bajoku dhe Zenel Hasani, do të synojnë medaljen e artë në finalet e turneut”, ka njoftuar FBK.


Go to TOP