Bahtiri ju drejtohet asamblistëve të VV-së: 4 vite në opozitë shkojnë shpejt, mos u përçani

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me anë të një postimi në Facebook u është drejtuar asamblistëve të VV-së në këtë qytet duke u thënë se duhet të qëndrojnë të bashkuar.

Bahtiri ka bërë thirrje për unitet, pas përçarjeve që kishin në zgjedhjet lokale ku humbi në raundin e parë nga kandidati i PDK-së, Bedrii Hamza.

“Të dashur asamblisitë të Vetëvendosjes, më lejoni që edhe publikisht të ju uroj secilit prej juve detyrën e marrë, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit. Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.

Bahtiri ka thënë se cdo përçarje është në kundërshtim me votën që kanë kërkuar dhe se 4 vitet e ardhshme në opozitë do të shkojnë shpejt.

“Çdo përjashtim, çdo largim apo çdo përçarje është në kundërshtim me votën që e kërkuam dhe me premtimet që i dhamë. 4 vite shkojnë shpejtë në opozitë, 4 vitet e tjera opozitën apo pozitën do ja siguroni ju subjektit në të cilin jemi, subjektit nën flamurin e të cilit qëndrojmë”, shtoi ai. 

Go to TOP