Bahri Gjinovci i vetmi kandidat për postin e kryetarit të FVK-së

Bahri Gjinovci është i vetmi kandidat i propozuar për postin e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

FVK ka njoftuar se afati për kandidim për kryetar tashmë ka përfunduar.

“Sipas afatit të caktuar dhe në bazë të Nenit 26 të Statutit të FVK-së, i vetmi kandidat i propozuar për kryetar të FVK-së është Bahri Gjinovci

Bahri Gjinovci që u zgjodh në vitin 2021, është në përmbyllje të mandatit të parë, pas së cilit ka marrë pëlqimin e shumicës së delegatëve, që ta vazhdojë edhe një mandat tjetër, në krye të shtëpisë kosovare të volejbollit”, ka shkruar FVK.

Sipas njoftimit, Kuvendi i Punës dhe ai Zgjedhor i FVK-së, do të mbahet të premten, më 27 shtator 2024, nga ora 17:30, në Holiday Resort (Sllatinë e Madhe). /Kosova.info/

Go to TOP