Gërvalla e Temon biseduan për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme, Frankofonisë dhe Qytetarëve të Afrikës Qendrore Jashtë Vendit, Sylvie Baïpo-Temon, në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 79).

Në njoftim për medie bëhet e ditur se temë e këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit

“Në këtë frymë mirëkuptimi, u përsërit përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare. Një vend të veçantë gjatë bisedës zuri edhe shkëmbimi i përvojave dhe politikave të ndryshme që fuqizojnë lidhjet me mërgatën dhe diasporën”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Republikës e Afrikës Qendrore, duke rikonfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm. /Kosova.info/


Go to TOP