Azem Vllasi kërkon që menjëherë të fillojnë punët e formimit të Asociacionit

Ish-politikani, Azem Vllasi e ka vlerësuar si të mirë diskutimin për Asociacionin në Ambasadën amerikane, por thotë se nuk ka qenë nevoja për iniciativa të tilla.

Ai thotë se nuk duhet humbur kohë dhe Kosova duhet që t’i përfill sugjerimet e amerikanëve për formimin e Asociacionit.

“Prandaj unë kisha preferuar që t’iu iket debateve të mëdha të panevojshme për këtë çështje, përfillen sugjerimet e miqve tanë perëndimor, posaçërisht amerikanëve dhe këtë qëllim ishte mirë ky konsultimi te ambasadori amerikan dhe menjëherë të fillojnë punët e formimit të këtij Asociacioni sikur që parasheh Kushtetuta dhe sistemi juridik i Kosovës”, shtoi ai.

Avokati Vllasi theksoi se formimi i Asociacionit ka qenë që nga fillimi punë e brendshme e Kosovës.

“Kjo punë e formimit të Asociacionit që prej fillimit ka qenë ekzkluzivisht punë e brendshme. Si është nënshkru marrëveshja me Serbinë, është ditë që Serbia ka me synu, siç edhe po synon, por nuk duhet lejuar, po synon që atë bashkësi ta ketë si instrument për t’i lidhë serbët, por edhe komunat territorialisht që janë, me pushtetin e Serbisë, që është absolutisht e palejueshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që Serbia “të kapet te çështja e Asociacionit”.

Go to TOP