Avokati i Pjetër Shalës: Deklaratat e dëshmitarit kundër klientit tim janë kundërthënëse

Jean-Louis Gilissen, avokat i Pjetër Shalës, në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka deklaruar dëshmia e dëshmitarit tetë, kundër klientit të tij është kundërthënëse.

Ai e citoi deklaratën dëshmitarit të dhënë më 20 janar të vitit 2003, për të cilën tha se nuk përputhet me deklaratën e dhënë dje.

Thatë që ishit në shtëpi kur erdhën ushtarët e UÇK-së dhe jua rrethuan shtëpinë. Dua të ju tregoj deklaratën më 20 janar të vitit 2003. Ju keni thënë hetuesve ushtarët e UÇK-së e rrethuan shtëpinë 1998, rreth orës 6 pasdite unë nuk isha në shtëpi në atë kohë. A ka përputhshmëri me atë që thatë dje?…. Çfarë dëgjuam dje nuk përputhet me këtë deklaratë”, tha ai.

Avokatit të Shalës, iu kundërpërgjigj prokurori duke thënë se nuk ka kundërthënie.

“Sigurisht që avokati mbrojtës mund të ia paraqes deklaratat e mëparshme dëshmitarit, por dëshmitari dje na shpjegoi. Konkretisht i tregova këtë pjesë të deklaratës, dhe tha se herën e parë vizita e parë ku ishin dy persona nuk ishte në shtëpi, herën e dytë ishte”, tha ai.

Por, avokati i Pjetër Shalës, insistoi se deklaratat nuk përputheshin me njëra tjetrën, pra ajo e vitit 2003 me këtë të 2023-tës të dhënë dje.

“Është e pamundur të ketë ndodhur një gabim date është e pamundur ta ketë thënë gabimisht këtë, flet vetëm për një vizitë, me të gjitha elementet, është dita dhe shpjeguam ngjarjen si rrodhën, dita që erdhën e rrethuan shtëpinë, njohëm tre persona dhe jo dy, është e vështirë dy persona ta rrethojnë një banesë. Dita që babai u mbyll në dhomë, i kërkoj familja të ia jepte armën kinse të UCK-së, shpjegimet që i morrëm dje nuk i korrespondon kësaj, është e pamundur. Dëshmitari shpjegoi vetëm një vizitë dha dhe datën për këtë”, tha ai.

Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Versioni i parë i Aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar, e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

Deri më tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima dhe procesi i paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje si viktimë është ende i hapur.

Go to TOP