Avdullah Hoti: Prehu në amshim miku im, Isuf Qetaj, luftëtar i lirisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë, Isuf Qetaj – zyrtar i LDK-së dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e tij në Facebook, Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes Qetaj, dhe degës së LDK-së në Gjermani.

“Prehu në amshim miku im, Isuf Qetaj, luftëtar i lirisë. 

Ngushëllime familjes Qetaj, miqve të Isufit dhe Degës së LDK-së në Gjermani“, shkroi Hoti.

Go to TOP