Austri: Frontit të Gjelbër-Majtas në Kongresin e 37-të të Partisë së Gjelbër Evropiane

Vjenë, 04.06.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Deputetët të Parlamentit Serbisë të Frontit të Gjelbër-Majtas, Bilana Gjorgjeviq dhe Jellena Jeriniq, morën pjesë në punimet e Kongresit të 37-të të Partisë së Gjelbër Evropiane, i cili u mbajt në Vjenë më 2 dhe 3 qershor.

Ky tubim i partive dhe lëvizjeve të gjelbra evropiane po organizohet për të përmbushur zgjedhjet për Parlamentin Evropian në vitin 2024, në kushtet e krizave të shumta që prekin qytetarët e Evropës, transmeton Kosova.info.

Të Gjelbrit Evropianë ofrojnë përgjigje të qarta për sfidat me të cilat përballet Evropa:

Rruga drejt drejtësisë sociale dhe klimatike, drejt integrimeve të mëtejshme dhe një demokracie më të fortë dhe gjithëpërfshirëse kundër forcave autokratike që bëjnë thirrje për përçarje në shoqëritë tona.

Bilana dhe Jellena u takuan me Tomas Wejc dhe Rasmus Nortqvist, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Partisë së Gjelbër Evropiane, dhe i informuan ata për situatën aktuale në Serbi, aktivitetet e Frontit të Gjelbër-Majtas në Asamblenë Kombëtare dhe Kuvendin e Qytetit të Beogradit dhe procesi inkurajues i mbledhjes së nënshkrimeve për regjistrimin e një partie politike. Deputetët tanë i njohën më hollësisht me kërkesat e protestës “Serbia kundër dhunës”.

Partia e Gjelbër Evropiane është e përkushtuar për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së, duke përfshirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në diskutimin për zgjerimin e BE-së, Bilana Gjorgjeviq tha:

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet parë sërish si zgjerim i zonës së demokracisë, shtetit të së drejtës dhe solidaritetit, dhe jo vetëm si një proces teknokratik për përfitimin e privilegjeve ekonomike. Faleminderit të Gjelbërve Evropianë që mbështesin luftën e qytetarëve të Serbisë për një shoqëri të tillë. Është e nevojshme të gjenden mënyra për të dëgjuar zërat alternativë të Serbisë demokratike, të drejtë dhe solidare si vend kandidat për anëtarësim në institucionet e Bashkimit Evropian – si nga partitë politike opozitare ashtu edhe nga shoqëria civile”.

Go to TOP