Atentat me dy viktima në Vlorë, qëllohet automjeti në autostradë
Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Mercedes B-Class” në autostradën Fier-Vlorë.
Dy viktimat ndodhen ende brenda automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Mësohet se ndaj dy personave është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.
Atentati i pak minutave më parë, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.
Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. /Euronews Albania/